Ministria e Transportit kontratë konsulence me vlerë 480 mijë euro

qeveria-rama5-655x356

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka lidhur një kontratë të re me një vlerë prej 480 mijë eurosh pa TVSH. Kontrata është lidhur me studion e konsulencës “Roland Berger” dhe konsiston në përgatitjen kuadrin ligjor, kontraktual dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për transportin në Shqipëri. Mësohet se kontrata do të zgjasë 6 muaj dhe do të financohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016. Vendimi është publikuar dje në fletoren zyrtare dhe parashikon se detyrat e konsulentit janë të gjera dhe të pakufizuara.

Detyrat e kompanisë konsulente janë si më poshtë:

-analizë të kuadrit ligjor shqiptar dhe rajonal, që rregullon investimet e huaja dhe projektet ndërkufitare, analizë të hollësishme të detyrimeve të secilës pale, në projektet ndërqeveritare, dhe sigurim të rekomandimeve/vlerësimeve përkatëse, për zhvillim të suksesshëm të tyre;

– analizë të alokimit së riskut për secilin projekt, duke bërë edhe vlerësim sasior të risqeve të alokuara për palën shqiptare, dhe sigurim të rekomandimeve/vlerësimeve përkatëse;

– analizë të projekteve prioritare në sektorin e transportit, në veçanti, projektet me rëndësi strategjike, vlerësim të fizibilitetit të lartë teknik, impaktit ekonomik e social, potencialit tregtar dhe qëndrueshmërisë ekonomike, duke marrë në

-raportim me shkrim për veprimet dhe procedurat e ndërmarra, sa herë t’i kërkohet, në mënyrë të arsyeshme, nga MTI-ja.

Kompania në fjalë është lider në konsulencat e saj për menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Më herët, ministria e Energjisë pat deklaruar se do të nënshkruante kontratë me këtë kompani për bërë krahasimin e marrëveshjeve shtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë me konsorciumin TAP me synim maksimalizimin e përfitimeve të vendit tonë.

“Është një proces i parashikuar mirë, do të thotë që vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ky ka qenë koncepti. Kështu janë edhe sinjalet nga bashkëbisedimi me kompaninë Trans Adriatic Pipeline dhe në bazë të këtij krahasimi të marrëveshjeve që do të bëhet nga kompania ‘Roland Berger’, do të merren edhe përftimet shtesë që ka Shqipëria.

Disa angazhime janë marrë tashmë nga TAP-i. Disa përfitime shtesë të tjera financiare do të realizohen menjëherë pasi të mbyllet ky material. Unë parashikoj që të mbyllet brenda 2 maksimumi 3 muajsh siç kemi rënë dakord me konsulentin”, u shpreh ministri Gjiknuri kohë më parë.

vendim-1

Pin It