Masat ndaj gripit, administrata pushim deri në 9 janar për prindërit me fëmijë të vegjël

child-flu-shot-940x520

Një vendim i fundit i qeverisë i jep të drejtën e pushimit deri në date 9 janar edhe prindërve me fëmijë të mitur të sëmurë me grip.

Sipas këtij vendimi të paktën njëri nga prindërit, që është punonjës i administratës, me fëmijë të vegjël në kopsht, çerdhe apo shkollë, do të jetë pushim në datat 4, 5 dhe 6 janar.

Vendimi vjen si masë parandaluese ndaj epidemisë së gripit, që qarkullon masivisht në vendin tonë e që mund të përkeqësohet më tej me temperaturat që pritet të ulen ekstremisht në ditët në vijim.

“Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.

 

Pin It