Korça zgjohet e mbuluar me dëbore

Korca-me-debore-noa

Ndonëse jemi në stinën e pranverës, moti ka pasur “Çapkënllëqet” e tija. Qyteti i Korçës  është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar me dëborë, kjo ka bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm në vendet malore por edhe më poshtë. Sipas Autoritetit Rrugorë, trashësia e dëborës në zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm, ndërsa mësohet se qarkullimi rrugorë për të shkuar në këto vende turistike ka qenë pa probleme.

Edhe akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën dhe Korçën me Leskovikun janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi. Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në Qafë Thanë dhe Qafe Plloce, ku është dashur  ndërhyrja e mjeteve të Drejtorisë së rrugëve për të mbajtur të hapur këto segmente.

Pin It