Këshilltarët demokratë nesër në protestë për këndin e lojrave

12767316_10153491883767098_2091614148_n-701x524

Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës, kanë ftuar qytetarët e kryeqytetit për mbajtjen nesër në orën 10:00, të një proteste për të ndalur, siç thanë ata, “oligarkun e Bashkisë”. Protesta nis para bashkisë dhe vijon në Parkun e Liqenit Artficial, për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojrave. Sipas të djathtëve në bashki, Erjon Veliaj thotë  se po e bën këtë për fëmijët, kur në fakt po ndërton një kioskë-lokal-restorant për mikun e tij. Bashkia e ka hedhur poshtë këtë fakt, duke deklaruar se ekziston vetëm një projekt për fëmijet.

Pin It