Industria minerare në ngërç

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.

Rënia e çmimit të mineraleve në tregun ndërkombëtar, kryesisht si pasojë e tkurrjes së ekonomisë kineze ka vënë në vështirësi të madhe industrinë minerare shqiptare. Për këtë arsye, “shumë subjekte po pezullojnë punën”. Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë thanë se po zhvillojnë negociata me dikasterin e Financave për të lehtësuar barrën për këto biznese.

Pin It