Mbyllja e kufijve për emigrantët, ngërç politik

be-kritika_1

Vendet europiane vazhdojnë të tregohen të paafta para krizës së emigrantëve. Pas mbylljes së kufijve nga Maqedonia, Greqia po vuan pasojat më të mëdha. Nga ana tjetër Sllovenia ka nxjerrë edhe ushtrinë në kufij, një masë për të rritur kontrollet. Mbyllja e kufijve nga Maqedonia për emigrantët po jep një efekt domino, duke rritur vuajtjet për shumë familje që kërkojnë të arrijnë në Evropë.

Më shumë se 800 emigrantë afganë janë të bllokuar në afërsi të qytetit kufitar grek Idomeni, pasi Maqedonia bllokoi kufijtë. Disa kanë qenë aq të dëshpëruar sa janë përpjekur për të kaluar mbi gardhin me tela me gjemba, në mënyrë që të arrestoheshin shpejt. “Kur ne kërkojmë të na lënë të kalojnë kufirin, ata thonë se kjo masë është e përkohshme, por ne kemi katër ditë që ne jemi këtu,” tha një burrë. “Ne nuk kemi nevojë për ushqim, vetëm  duam të kalojmë kufijtë”, deklaroi një tjetër emigrant. Ndërkohë ushtria sllovene është dërguar për të ruajtur kufirin me Kroacinë.

E fundit ka qenë Austria që ka vendosur një tavan për hyrjen e emigrantëve, duke lejuar vetëm 80 në ditë e më pas mbyllen kufijtë.

Pin It