Manjani takohet me shefen e FMN për Shqipërinë, bisedojnë për ligjin e falimentit

FMN-Anita-Tuladhar

Përmirësimi i ligjit për falimentin dhe koncesionet e Partneritetit Publik Privat ishin dy nga temat kryesore që ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe shefja e FMN-së për Shqipërinë Anita Tuladhar biseduan në një takim dypalësh ketë te enjte. Gjatë takimit Tuladhar tha se duhet të përmirësohet ligji në fushën e falimentit në mënyrë që të mos ketë abuzime nga ana e bizneseve si dhe të mos ketë zvarritje nga organet shtetërore. Ndërkohë nga ana tjetër ministri Manjani e informoi atë në lidhje me stadin aktual të reformës në drejtësi.

Shefja e FMN-së së bashku me delegacionin e sajë ndodhet në Shqipëri prej një periudhë disa javore ku ka parë pjesë në takime me krerë të lartë të shtetit si dhe me guvernatorin e bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Vizita e sajë erdhi pasi FMN miratoi këstin e 5 dhe të 6 për sh miratimit të këstit të 5 dhe të 6 për Shqipërinë me një vlerë prej  57,76 milion SDR (rreth 72.4 milion euro) duke i çuar pagesat totale në 180,84 milion  SDR (rreth 226,8 milion euro).

Pin It