Aktorja Zholi, viziton emigrantët sirianë në Greqi

auto_angelina-jolie-10241434802369

Në një kohë kur tensionet dhe numri i emigrantëve sirianë që janë në Greqi dhe që presin të hapen kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë për të shkuar në destinacionin e tyre në Gjermani Austri etj…, aktorja e njohur Anxhelian Zholi ka vendosur që të vizitoj kampin e refugjatëve në kampin e Idiomenos në Selanik. Zholi do të vizitojë kampin në Selanik në cilësinë e Ambasadores së Komisionerit të Lartë të kombeve të Kombeve të Bashkuara për Emigrantët. Më herët zholi vizitoi edhe kampin e refugjatëve Sant-Nagiel në Liban rreth 15 km në kufi me Sirinë.

Gjatë vizitës atje Zholi deklaroi se problemi i refugjatëve nuk mund të zgjidhet me ndihma humanitare por duhet që fuqitë e mëdha të ndalojnë luftën në Siri.

Shiu dhe i ftohti nuk i pengoi emigrantët me fytyra të lodhura që të qëndronin rreth aktores së njohur ndërsa kjo e fundit nga atje lëshoi një apel për pushtetarët. Ajo u bëri thirrje drejtuesve të shteteve që të analizojnë situatën dhe të mendojnë se si mund ti ndihmojnë këtë njerëz të pashpresë.

Lufta në Siri deri tani mendohet se ka marrë jetën e 250 mijë sirianëve, ndërsa pothuajse më shumë se gjysma e popullsisë së atij vendi kanë marrë rrugën e vështirë të emigrimit për të shpëtuar jetën e tyre. Ndërkohë europa aktualisht po përjeto krizën më të madhe të refugjatëve që pas luftës së dytë botërore.

Pin It