Marshimi i sirianëve drejt “shpresës” kthehet në tragjedi në kufirin greko-maqedonas

Screenshot_1

Të ndodhur në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë emigrantët sirianë po tentojnë çdo rrugë për të arritur në destinacionet e tyre në europën perëndimore. Kështu tre persona humbën jetën ditën e djeshme në kufirin greko-maqedonas tek sa po kalonin nëpërmjet lumit të thatë nga Greqia për në Maqedoni. Si pasojë e te ftohtit dhe kushteve të vështira me të cilat janë përballur humbën jetën një 27-vjeçare afgane shtatzënë, motra e saj 17 vjeç dhe një kushëriri i tyre. Ndërsa rreth 23 të tjerë u shpëtuan nga autoritetet greke. Mediat vendase transmetuan live momentet kur emigrantët të bindur për të shpëtuar nga vuajtjet dhe korropatjet e shumta në vendet e tyre dhe përgjatë rrugës drejt vendeve perendimore tentonin të kalonin kufirin jeshil nga Greqia në Maqedoni ndërkohë që prurjet e lumit të Thatë ishin shtuar si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.

Policia dhe ushtria maqedonase u përpoqën t’u ndalonin me forcë emigrantëve hyrjen në Maqedoni, por disa prej tyre arritën të kalojnë. Nuk dihet ende çfarë fati i pret refugjatët që u hodhën në anën tjetër, por gjasat më të mëdha janë që autoritetet t’i kthejnë mbrapsht në Greqi.

Ndërkohë rreth 120 Emigrantë të tjerë janë strehuar përkohësisht në shkollën “Konica” në fshatin grek me të njëjtin emër i cili ndodhet në kufi me Shqipërinë. Në një intervistë që TV Top Chanel kishe bërë para pak ditësh me një nga emigrantët mësohet se ata po presin që Shqipëria të hapë kufijtë dhe ata të shfrytëzojnë vendin tonë si trampolinë për të shkuar drejt destinacioneve të tyre.

Pin It