Njihuni me kufirin e çuditshëm Belgjikë-Holandë..(Foto)

Kufiri më i çuditshëm në botë ndodhet mes Belgjikës dhe Holandës. Ai gjendet në Baarle-Nassau, një komunë holandeze në provincën Brabante.

Në brendësi të tij ndodhet enklava belge e Baarle-Hertog, brenda të cilit ndodhen dy sipërfaqe territoriale të Vendeve të Ulëta.

Në qytezë, kufijtë janë gjurmuar qartë në rrugë me dy lloje të ndryshme linjash (shpesh tërthorazi).

Disa kryqëzime të bardha, me indikacionet B dhe NL, identifikon dy shtete të shënjuara mbi rrugë apo sheshe. Në komunën belge të Baarle-Hertog, janë 22 enklava në territorin holandez dhe disa prej tyre i përkasin holandezëve.

Për të shmangur çdo mosmarrëveshje, kufiri është i dukshëm përgjatë rrugëve falë shenjave, që tregojnë vendndodhjen e secilit krah si në Belgjikë, ashtu edhe në Holandë.

 

Pin It