Frika ndaj emigrantëve, Shqipëria blindon kufijtë

antiterrori

Frika ndaj një trafiku të mundshëm të emigrantëve sirianë ka bërë që qeveria shqiptare nga ora në orë të rrisë masat për monitorimin e kufirit shqiptarë. Në pikat doganore në kufi me shtetin fqinj Greqinë, policia doganore po kontrollon me imtësi çdo automjet që vine për në Shqipëri. Ndërsa nga Tirana kanë shkuar forca speciale për monitorimin e të ashtuquajturit kufiri i gjelbër.

Fshatrat kufitare janë duke u monitoruar imtësisht. Një ditë më parë në vendin tonë ishte për një vizitë delegacioni i Guardia di Finanza-s, i drejtuar nga gjeneral brigade, Stefano Skrepanti. Gjatë orëve që ndenjën me vendin tonë ata u takuan me kreun e policisë së shtetit tonë Haki Çako
për planin e përbashkët të masave që do të ndërmarrin në ditët në vazhdim në bazë të marrëveshjes për të kryer patrullime të përbashkëta në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë, në pikat e kalimit kufitar si dhe patrullimet në det.
Në Bruksel, komisioneri Avramopoulos, pranoi se është në dijeni të bisedimeve bilaterale të zhvilluara mes Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

“Ne i mirëpresim këto bisedime. Kemi një dialog të hapur me të gjitha palët e përfshira të rajonit si vendet e përmendura nga ju, por edhe matanë rajonit. Për momentin, problemi në të ashtuquajturin korridori ballkanik, po edhe te fqinjët e me gjerë është vetëm me fjalë dhe besoj ju jeni në dijeni të samitit të fundit në Bruksel. Kështu që ne presim një rezultat nga samiti europian i cili mbahet pas një jave. Po mbajmë nën monitorim situatën në këtë zonë. Ekziston gjithë mundësia që kjo rrugë të devijojë përmes drejtimeve të tjera nëse mbyllet korridori ballkanik. Nuk ka ende ndonjë shenjë për devijim të rrugës së refugjatëve nga Shqipëria apo ndonjë vend tjetër”, u shpreh Dimitri Avramopoulos.

 

Frans Timmermans & Dimitris Avramopoulos

 

 

Pin It