Liqeni i Fierzës pushtohet nga mbetjet plastike

ndotje-655x356

Nuk është e para herë që Liqeni i Fierzës të degradoj në këtë situatë, ku mbeturina të ndryshme dominojnë të gjithë sipërfaqen ujore të tij. Sa herë ka reshje të shumta shiu, prurjet e lumenjve dhe të përrenjve të zonës së Kukësit dhe rajonet e Kosovës sjellin me vete edhe masive të mëdha mbeturinash. Kjo gjë mund të shkaktojë një katastrofë në botën e faunës dhe florës të këtij liqeni në zonën e Kukësit. Ndonëse është një problem që ekziston prej vitesh asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare deri tani.

Ndonëse ka pasur ndërhyrje për pastrimin përfundimtar të liqenit, masat nuk kanë qenë efektive dhe liqeni vazhdon të ndotet. Mbetjet e ndryshme janë edhe pasojë e banorëve që hedhin mbetjet.

Pin It