Vendimi, TVSH dhe taksë doganore për blerjet online mbi 22 euro

ttt

Kufiri për taksimin e blerjeve online ulet në 22 euro. Deri tani kufiri i taksueshëm për blerjet përmes internetit dhe dërgesat ka qenë 150 euro.

Ndërsa sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Financave, për çdo blerje mbi 22 euro blerësi duhet të paguajë 20% TVSH dhe 2.4% taksë doganore. MF shpjegon se synimi i kësaj mase është mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme e bizneseve që importojnë në mënyrë online.

Ndërkohë qeveria po mbledh mendimet e institucioneve të ndryshme, pasi disa prej tyre mund të kenë kundërshtime në lidhje me këtë masë.

Në vitin 2014 qeveria vendosi të taksojë blerjet online që kalonin vlerë e 20 mijë lekëve nga 10 mijë që ishte më parë, për shkak se këto blerje u bënë shumë të preferuara nga konsumatorët shqiptarë. Por tashmë qeveria synon të kufizojë blerjet online dhe të nxisë blerjet e biznesit në vend, për të rritur konsumin.

Pin It