TURQI, ME SHUME SE 15 MIJE PUNONJES NE EDUKIM PUSHOHEN NGA PUNA

basbakan-binali-yildirim-konusuyor-696x365

Më shumë se 15 mijë punonjës në edukim në Turqi janë pezulluar pas grusht shtetit të dështuar të javës së kaluar. SI dhe 21 mijë mësuesve u është hequr licensa për të punuar. Kjo masë, vjen si një spastrim të zyrtarëve shtetërorë që zgjerohet edhe më tej në fushën e arsimit. Ministria e Arsimit I ka akuzuar ata për lidhje me imamin Fetullah Gylen, të cilin qeveria Turke e akuzon se qëndron pas tentativës për të rrezuar pushtetin. Imami Gylen ka mohuar çdo akuzë për përfshirje në këtë tentativë. Dorëheqja e detyruar është urdhëruar për më shumë se 1500 dekanë universitetesh nga bordi I lartë I edukimit në Turqi. Kryeministri, Binali Jëlldërëm u zotua se do të ndërmarrë aksione kundër mbështetësve të Gylen. “Më vjen keq por kjo organizatë terroriste paralele nuk do të jetë në funksion në çdo shtet”, tha ai. “Ne do gërmojmë thellë në rrënjët e tyre në mënyrë që asnjë organizatë terroriste klandestine të ketë guximin të tradhëtojë popullin tonë të bekuar përsëri”, theksoi kryeministri turk.

Pin It