Çfarë do të ndodh nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët

amba

Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron qytetarët amerikanë të cilët janë rezident në vendin tonë që të jenë vigjilent dhe të shmangin qarkullimin pranë Parlamentit ditën e enjte më 21 korrik.

Nëpërmjet një njoftimi ambasada lajmëron qytetarët amerikanë rezident në tiranë që të enjten do të kaloj në Parlament drafti me ndryshimet kushtetuese. Në njoftim thuhet se nuk ka dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë për qytetarët apo interesat amerikane.

Megjithatë, ajo paralajmëron qytetarët e saj që të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë ose tubim që mund të ndodhin para dhe pas votimit.

Më poshtë njoftimi i plotë

Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik.

Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan.

Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit.

Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve.

Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë.

Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

njoftimi

Pin It