Cyclotron, biçikleta dixhitale si në filmat fantastiko-shkencor

cyclo

Shumë shpejt mund të bëhet realitet biçikleta me drita nga filmi i famshëm Tron.

E kompozuar me fibra karboni me peshë të lehtë, Cyclotroni ka pjesën më të paparë të saj, rrotat e heshtura,të cilat kur bashkohen me shirita LED blu duken si motoçikleta dixhitale të dala nga një film fantastiko-shkencor klasik.

Nuk ka një lidhje zyrtare me filmit Tron dhe kësaj shpikjeje, por ngjashmerite janë të shumta.

Të befason fakti që drita në rrota fuqizohen përmes baterive të vetkarikueshme me litium dhe zgjasin deri në 8 orë.

Gjithashtu, krijuesit deklarojnë se rrotat unike pa ajër mund të arrijnë të përshkruajne 6,000 milje rrugë, pa pasur dëmtime vetëm se duhet zëvendesuar një pajisje që kushton 118 $ qe siguron jetegjatesine e tyre.

cyclotron

Pin It