Pesha e rëndë e pabarazisë sociale mbi dy rrota…(FOTO)

Tirana jeton përditë mes luksit dhe skamjes, një fenomen i pabarazisë shoqërore i ekspozuara më së miri në rrugët e kryeqytetit.

Mes trafikut të rënduar, ato që bien më së shumti në sy mund të jenë makinat luksoze me zhurmë mijëra euroshe, por jashtë vëmendjes sonë rrjedhin kokulur dhe të padukshëm një grup njerëzish të cilët e shohin qarkullimin mbi dy rrota si mënyrën e tyre të vetme.

Ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë po promovon biçikletën si mënyrë të gjelbër transporti dhe mes të rinjve të kesh një biçikletë marke është bërë trendi, shumë qytetarë të moshës së mesme pedalojnë të ngarkuar me qese të mbushura, trasta, thasë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, kryesisht jashtë çdo norme sigurie.

Një publikim i fundit, i Bankës Botërore dhe INSTAT për vitin 2017, i titulluar “Portreti i varfërisë dhe pabarazia në Shqipëri” zbuloi se norma e pabarazisë në vend është 24%; ndërsa në shkallë qarku pabarazia ishte më e lartë (25.7% në qarkun e Tiranës).

/ Reporter.al/

Pin It