Shtatë aktivitetet fizike që djegin yndyrnat e panevojshme

1500-cycling-holiday-2

Aktiviteti fizik është sekreti i një shëndeti fizik dhe mendor të mirë. Shërben dhe për të eleminuar yndyrnat e panevojshme. Më poshtë do të gjeni disa sporte nga më të thjeshtat e deri tek ato që kërkojnë vëmendje për t’i ushtruar.

1.Vrapi

Kur vrapohet, fiziku zhvillon një punë kardiake dhe muskulore të plotë. Djeg nga 500 deri në 800 kalori në orë sipas shpejtësisë. Është një sport i përshtatshëm për ata që nuk kanë probleme me kockat dhe kanë një zemër të shëndetshme. Para se ta praktikoni, është mirë t’i nënshtroheni një vizite te kardiologu për një kontroll rutinë dhe më pas rifilloni në mënyrë shumë graduale.

2.Biçikleta

Është ideale për ata që janë mbipeshë, sepse nuk preken mesi dhe gjunjët.Të djeg nga 300 deri në 600 kalori në orë sipas shpejtësisë, nga forma e terrenit dhe nga kushtet klimatike. Gjithashtu është e mirë edhe për shtimin e kapacitetit të frymëmarrjes dhe ritmit kardiak.

3.Noti

Është një nga sportet më të plotë dhe të përshtatshëm për të gjithë, edhe për ata që janë mbipeshë.Djeg nga 400 deri në 800 kalori në orë sipas intensitetit të punës fizike dhe të temperaturave të ujit. Aktivizon muskulaturën e të gjithë trupit, por në veçanti atë të krahëve dhe të këmbëve (duke i zgjatur), përmirëson frymëmarrjen dhe ritmin qarkullues.

4.Ecja në shpejtësi

Ekspertët këshillojnë një shëtitje me hap të shpejtë për të paktën 30 minuta në ditë, është e mjaftueshme për “të neutralizuar” qëndrimin e shumtë në karrike.Djeg nga 200 deri në 300 kalori në orë. Nuk është shumë, por mund të jetë hapi i parë për të mbërritur pastaj te vrapimi i lehtë dhe është e përshtatshme për të gjithë.

5.Të bësh ski

Lëvizja në borë, shpesh me temperatura të ftohta që e detyrojnë fizikun të konsumojë energji për t’u ngrohur, djeg nga 500 deri në 1000 kalori në orë. Është një sport që përfshin të gjithë muskulaturën e trupit dhe është i përshtatshëm për ata që stërviten dhe janë në formë të mire.

6.Fitnesi aerobik (hapa, gjimnastikë, kërcim me litar)

Ju djeg nga 350 deri në 700 kalori në orë, sipas intensitetit të ushtrimeve. Aktiviteti është i shkëlqyer për t’u “skarikuar” dhe djersitur në maksimum.

7.Futbolli, Basketbolli

Sportet në skuadër si futbolli, basketbolli djegin nga 650 deri në 1000 kalori në orë. Bëhet fjalë për sporte të plota, që kërkojnë shpejtësi, rezistencë.

 

Pin It