Njihuni me shkollat më të çuditshme, mësimi aty është kënaqësi

Fotot e mëposhtme tregojnë shkollat më të çuditshme në botë.  Ndërtesat e tyre janë unike dhe gjenden në rajone të ndryshme të bootës e me siguri do të donit që shkolla juaj t’i ngjasonte njërës prej tyre.

1.Shkolla lundruese në Makoko, Lagos, Nigeri

Kjo shkollë lundruese është një ndërtesë unike prej druri që gjendet në rajonin bregdetar të Afrikës. Shkolla u ndërtua në këtë formë për t’i mbijetuar përmbytjeve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lagunë. Shkolla ka kapacitetin të mbajë 100 nxënës, edhe në kushte ekstreme të motit.

1-2 (1)

2.Shkolla që duket si një zyrë, Ohio, SHBA

Kjo shkollë nuk ka klasa. Brenda dhomës kryesore është një zyrë e madhe me 300 dhomëzat (një për çdo student). Çdo nxënës ka kompjuterin e tij që e udhëzon atë përmes një plani individual mësimit. Studentët mësojnë vetë dhe në qoftë se ata kanë pyetje, mund t’u drejtohen instruktorëve për ndihmë. Shkolla është e hapur për të gjithë nxënësit në klasat 3-12.

4-2

3.Shkolla e Silicon Valley, San Francisco, Kaliforni

Strategjia e mësimit ka për qëllim ta bëjë fëmijët të mendojë në mënyrë fleksibile dhe të përmirësojë aftësitë  e tyre teknologjike. Fëmijët përdorin një iPad, për të bërë një ‘playlist’  të aktiviteteve. Shkolla edukon fëmijët të moshës 4 deri në 14 vjeç.

5-2

4.Shkolla pa lëndë, Toronto, Kanada

Kjo është shkolla ku nxënësit trajtohen në mënyrë të barabartë me mësuesit. Edukatorët këtu janë vetëm vëzhgues të cilët mund t’i këshillojnë nxënësit, por nuk i detyrojnë ata. Nuk ka detyra shtëpie, vlerësimet apo orare strikte. Studentët, pavarësisht nga mosha e tyre marrin pjesë vetëm në klasën që u pëlqen. Fëmijët janë të lirë të vendosin se si të shpenzojnë ditën e tyre shkollore dhe çfarë do të bëjnë.

6-2

5.Shkolla Kub më Kopenhagë, Danimarkë

Kjo shkollë funksionon si një klasë gjigante ku studiojnë rreth 1100 nxënës. Mësimi zhvillohet në një kub gjigant xhami. Hapësira është e ndarë në seksione të quajtura bateri, të pajisura me ndenjëse komode për t’i inkurajuar nxënësit të jenë më fleksibël dhe kreativë.

2-2

6.Shkolla në botën e vërtetë, Rhode Island, Shtetet e Bashkuara

Në fillim nxënësit mësojnë çfarë pëlqejë vërtetë. Studentët shoqërohen me mentorë të cilët punojnë në fushat ku fëmijët dëshirojnë të punojnë një ditë. Kjo do të thotë se studentët mësojnë vetëm atë që atyre do t’u duhet vërtetë në karrierën e tyre të ardhshme. Kjo strategji mësimi aktualisht miratohet nga 55 shkolla në mbarë vendin.

3-2

7.Shkolla më e gjelbër në botë, Francë

Çatia e ndërtesës dhe të gjitha oborret  janë të mbuluara me bar. Besohet se qëndrimi në klasa me pluhur është i dëmshëm dhe nxënësit duhet të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, duke kaluar sa më shumë kohë jashtë të jetë e mundur. Në mot të ngrohtë, mësimi zhvillohet në natyrë.

7-2

 

Pin It