Parashikimi i motit, e martë 14 shkurt 2017

15-05-1024x658

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa vranësira disi më të dendura do të ketë në zonat malore verilindore – juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe deri në orët e vona të natës, i gjithë territori shqiptar të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë dominuese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të vijojë mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe Lindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Gadishulli Iberik do të vijojë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here të shoqëruara me stuhi të forta ere dhe dallgëzim të lartë në det. Po ashtu, me reshje dëbore do të mbetet situata e motit për vendet e Europës Lindore.

Përsa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian, moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominues, temperatura të ulëta pritet të shënohen në Europën veriore dhe atë qendrore.

Pin It