99% e holandezëve përdorin biçikletat, një shembull për mbarë botën

Pers_Egger_Figure3

99% e holandezëve përdorin biçikletat si mjet transporti. Brenda vitit thuhet që holandezët shpenzojnë më shumë se 1 miliardë euro për blerjen dhe riparimin e nevojshëm të pajisjeve të biçikletave.

Në vitin e fundit është konstatuar që janë shitur më shumë se 1.3 milion biçikleta në mbarë vendin me një çmim mesatar prej 713 euro.

Kryeqyteti i Holandës është ndër qendrat që më së shumti e ka të zhvilluar çiklizmin. Më shumë se 40% e banorëve janë biçiklistë.

Një fakt tjetër interesant është se shumica e çiklistëve varësisht udhëtimit që realizojnë nuk bartin helmeta. Kjo veti është si rezultat që udhëtimi në mënyrë të tillë është bërë përditshmëri e jetës së holandezëve.

Kjo veçori e dallon Holandën nga shtetet e tjera në të gjithë botën.

Pin It