Pas shtatë muajsh negociata Holanda formon qeverinë

Pas shtatë muajsh nga data e zgjedhjeve, Holanda është gati të formojë qeverinë e re. Më 15 mars Paria Popullore për Liri dhe Demokraci e kryeministrit aktual Mark Rutte fitoi 33 mandate në parlament.

Pas 208 ditësh bisedimesh, liberali Rutte është gati të formojë qeverinë në koalicion me progresistët e D66, demokristianët dhe konservatorët e Unionit Kristian.

Megjithëse këto parti kanë dallime të shumta në planin etik dhe social, kanë bashkuar programet mbi politikat e emigrimit, mbrojtjen, arsimit dhe taksave duke hedhur bazat për një qeverisje solide.

Pin It