Vlerat e Çajit të Rigonit

Me fillimin e sezonit dimëror dhe uljes së temperaturave, kanë filluar të shfaqen virozat dhe gjendjet gripale. Ilaçi më praktik në këto raste si dhe pija më e këshillueshme mbetet çaji i ngrohtë. Kemi dëgjuar të flitet për vlerat e Çajit të Malit, Çajit të Blirit, Çajit të Boronicës etj, por jo për Çajin e Rigonit.

Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj. Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë.

Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore, ndërkohë që shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit. Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike, gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.

Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Përgatitja e Çajit të Rigonit

Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.

Shtypni tre lugë çaji me gjethe tënjoma rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

 

Vlerat dhe vetitë e Çajit të Rigonit

  1. Kuron virozat dhe gripin
  2. Përmirëson shëndetin e zemrës
  3. Lufton radikalet e lira
  4. Lufton mikroorganizmat e dëmshëm
  5. Trajton dhimbjet muskulare

Burimi:Agroweb

Pin It