Studim, fuqia ndikuese e prindërve në karrierën e fëmijëve

father-son_56b30fa113f9f

 

Prindërit janë të rëndësishëm në shumë vendime që ju takojnë edhe fëmijëve. Përpara disa viteve fëmijët ishin thuajse të detyruar të ndiqnin gjurmët e prindërve: ata bëheshin mjek, avokat, apo kujdeseshin për biznesin e familjes. Sot mendohet të jetë ndryshe mbi zgjedhjen që bëjnë fëmijët, por gjithsesi duket se gjërat nuk kanë ndryshuar. Sipas disa studimeve prindërit kanë fuqinë të ndikojnë në karrierën e fëmijëve.

A kanë prindërit fuqinë të ndikojnë edhe në karrierën profesionale të fëmijëve të tyre?

Të dhënat i përkasin 13 vendeve të botës, që nga Italia deri në Australi, që nga Kanadaja deri në SHBA, ndërsa është marrë në konsideratë mendimi i 11 mijë të punësuarve.

Pjesa më e madhe, ose 60% është me fat që ka prindër me aftësi profesionale të cilat mund të jenë të dobishme, por në të njëjtën kohë ankohen se prindërit nuk i ndajnë ato mjaftueshëm mes njëri-tjetrit.

35% e prindërve të marrë nën vëzhgim, kanë deklaruar se janë në gjendje që t’i transferojnë fëmijëve të tyre kompetenca si “problem zgjidhës”, (44%) për këmbëngulje, (39%) integritet dhe menaxhim të kohës (37%).

Gjysma e të punësuarve italian pranon se prindërit e tyre kanë pasur ndikim thelbësor në zgjedhjen e profesionit të tyre (ekzaktësisht 54%).

Në Spanjë kjo e dhënë rritet 62%, ndërsa në Zvicër ajo zvogëlohet në 35%. Përsa i përket zgjedhjes, fëmijët meshkuj e kanë parë të arsyeshme që të mbështeten te baballarët, ndërsa femrat më pranë kanë pasur mamatë e tyre.

Pin It