Ora shumë ngjyrëshe, metoda kreative që i bën fëmijët më të organizuar

Të gjithë prindërit duan që fëmija e tyre të jetë i zoti të zgjohet vet nga gjumi, të vishet për shkollë, t’i pastrojë dhëmbët pa e detyruar, të bëj detyrat në kohën e duhur.

Në fakt  ndodh që edhe vetë prindërit t’i harrojnë detyrat ditore të fëmijës, prandaj ekspertët kanë zbuluar një metodë kreative për ta bërë fëmijën tuaj më të pavarur dhe më organizativ.

Ekspertët rekomandojnë ta ndihmoni fëmijën tuaj me rutinat e tyre përmes një ore shumë ngjyrëshe vetëm për ta. Thjeshtë ngjyrosni orën me kode të detyrave që kanë për t’i bërë dhe që nga ai moment fëmija do ta dijë vet kur duhet të luajë apo t’i përfundojë detyrat e shtëpisë.

Fotoja kryesore është një shembull, ku ngjyra e verdhë nënkupton detyrat e shtëpisë, ngjyra e portokalltë nënkupton detyrat e shkollës, ngjyra e gjelbër darkën, ngjyra e kaltër nënkupton kohën për të luajtur dhe ngjyra e kuqe nënkupton se është koha për gjumë.

Pin It