Pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagura

Lodhja fizike shpeshherë na detyron të neglizhojmë disa gjera, që në pamje të parë duken të pa rëndësishme. Një prej veprimeve, neglizhenca e të cilit sjell pasoja negative në organizmin tonë është edhe mos tharja e flokëve pasi i lajmë.

Të flesh me kokën e lagur rezulton të jetë shumë më e dëmshme nga sa njerëzit mendojnë. Nëse deri më sot jeni shtrirë me flokë të lagur, pasi të lexoni se çfarë ndodh me flokët tuaj do e mendoni dy herë përpara se ta bëni diçka të tillë.

Këputja e flokëve

Fjetja me flokë të lagur rrit shanset e këputjes së flokëve.

Zbokth

Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës. E gjitha kjo do të rezultojë në shfaqjen e zbokthit ne flokët tuaj.

Dhimbje koke

Kur ju flini, temperatura e trupit rritet, ndërkohë që ajo e flokëve është më e ulët. Kjo luhatje do t’ju shkaktojë dhimbje koke.

Infeksionet

Lagia e jastëkut do të krijojë një mjedis ideal për rritjen e baktereve.

Pin It