Gatuani bashkë me fëmijët biskotën ylberi, e thjeshtë dhe e shijshme

Të gatuarit bashkë me fëmijët është një proces i bukur, pasi fëmijët argëtohen, mësojnë sesi të jenë të përgjegjshëm, zhvillojnë memorien dhe fitojnë aftësi të reja.

Më poshtë keni një recetë të shijshme të biskotave-ylberi, që është e lehtë për ta përgatitur me fëmijën tuaj.

Përbërësit:

– 300 g miell

– Gjysmë luge sodë buke

– 150 g gjalpë

– 250 g sheqer

– Dy vezë

– 200 g karamele

Përgatitja:

  1. Gjatë kohës që fëmija juaj nuk u reziston karameleve dhe ka filluar t’i hajë një nga një nga qesja, ju filloni ta përgatisni brumin duke e përzier miellin dhe sodën e bukës në një tas.
  2. Kombinojeni sheqerin me gjalpin e shkrirë në një tas tjetër.
  3. Shtoni vezët sheqerit dhe gjalpit, si dhe përziejini mirë.
  4. Miellin vendoseni gradualisht në produktin rezultues dhe gatuajeni brumin.
  5. Brumit shtojini karamelet përziejeni mirë.
  6. Filloni të krijoni topa të vegjël nga mielli, pastaj formoni biskota nga topat.
  7. Biskotat futini në furrë me nxehtësi prej 170 gradëve celsius për 10-15 minuta.

 

Pin It