Jo më plane mësimore nga drejtuesit e shkollave

Të gjitha planet mësimore në të gjitha shkollat në rang vendi janë bashkëhartuar  me përfshirjen e prindërve. Kjo do të thotë se asnjë plan mësimor nuk është hartuar vetëm nga drejtuesit e shkollës siç ka ndodhur ndër vite, por janë hartuar në bashkëpunim edhe me përfshirjen e prindërve. Për këtë qëllim jam organizuar takime me prindër sipas një kalendari të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Sipas kësaj ministrie, në 100 ditët e para qeverisëse, mbi bazën edhe të sugjerimeve të prindërve janë bashkë firmosur planet shkollore.

Gjatë vitit shkollor 

Në shkollat publike takimet bëhen sipas planifikimit që bën shkolla. Në fund të çdo tre mujori, prindërit njihen me rezultatet e nxënësve. Gjithashtu, në takimet e zhvilluara ata njihen edhe me punimet që kanë nxënësit në portofolat e tyre në mënyrë që të shohin ecurinë e fëmijës.

Në fillim të çdo semestri mësuesit informojnë mbi objektivat për periudhe kohore të caktuara dhe gjatë gjithë kohës.

Shkollat si qendra të hapura për komunitetin, shërbejnë edhe për të thelluar bashkëpunimin e ngushtë me prindërit. Mësuesit, duke u përpjekur  të zbulojne disa nga talentet e prindërve, mund ti vënë këto të fundit në shërbim edhe të shkollës. Kjo do të thotë se kur disa nga prindërit kanë mundësi të ndihmojnë në klasë, mësuesit duhet të përpiqen të koordinojnë oraret.

 

Në veçanti, kur ka ndonjë problem me një nga nxënësit mësuesit duhet të kërkojnë takim urgjent me prindin. Nëse kontakti me prindin nuk është i mundur, atëherë mësuesi kërkon ndihmë nga drejtoria e shkollës për të kontaktuar prindin menjëherë. /ATA/

Pin It