Bien kursimet bankare, shkak rënia e të ardhurave

Depozitat e kursimeve në muajin maj ishin më të ulëtat për here të parë pas disa vitesh. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat u tkurrën me mbi 12 miliardë lekë, ndërsa shqiptarët po kërkojnë alternativa të tjera për kursimin e parave përmes obligacioneve dhe investimeve.

Eksperti i ekonomisë Arjan Kadare thotë se rënia e normave të interesit por edhe rënia e të ardhurave familjare mund të jenë shkaktarë të kësaj dukurie.

“Është fakt se rrogat janë rritur më ngadalë ose fare. Burimi nga rrogat është burimi i parë i të ardhurave të disponueshme, ndërkohë që oferta për kursime, qoftë në formë depozitash apo të tjera, ka rënë përgjithësisht”, – shprehet Arjan Kadare.

Sipas tij ulja e kursimeve bankare do të ishte pozitive nëse do kishim rritje të konsumit, por një gjë e tillë nuk po ndodh. Kjo do të thotë që shqiptarët po zgjedhin mënyra të tjera për ruajtjen e kursimeve.

Pin It