Gjermania në gjysëmfinale, Italia jo më “macja e zezë”

13533337_1075044292549401_5483402265661268723_n

Mund të cilësohet si ndeshja më e bukur dhe më me emocion deri tani, ndeshja e mbrëmjes së të shtunës midis Gjermanisë dhe Italisë, të cilën e fitoi gjermania. Kështu gjermania ka thyer mallkimin që e ndiqte prej vitesh ku Italianët ishin bërë si “Mace e Zezë” në kampionatin botërorë dhe evropian.

Gjithçka ka nisur me shumë vrull dhe tension. Pavarësisht të gjithave, gjermanët ishin zotëruesit me të mirë të topit dhe më kërkuesit në fushë. Ndërsa Italianët falë skemave të mirë organizuar nga Konte bënë që me lojtarë me kualitet më të ulët, të vinin në vështirësi Doichët.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në minutën e 65-të në pjesën e dytë ka qenë Turko-Gjermani Mesut Ozil i cili ka zhbllokuar rezultatin në 1:0 pas një pase të saktë nga Hektor.

Të dyja skuadrat kanë vijuar lojën, me lojtarët të vendosur në fushë në mënyrën më të mirë, pa i lejuar vetes gabime. Por ja që Boateng e ka bërë një të tillë kur ka prekur topin me dorë në zonë, duke u dhuruar italianëve një 11-metërsh që është kthyer në gol nga Bonuçi në minutën ’77.

Pas golit të barazimit ndeshja mori një rrjedhë tjetër ku të dyja skuadrat po tregoheshin më të kujdesshme. Ndeshja shkoi me minuta shtesë. Në të dy pjesët e minutave shtesë dukeshin se të dyja skuadrave u kishin rënë fuqitë dhe i kishin shpresat te pika e bardhë e 11 metërshit. Ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë Antonio Konte bën edhe zëvendësimin e fundit, duke Futur sulmuesin Zaza në lojë për të gjuajtur nga pika e bardhë.

I pari që ka gjuajtur nga pika e bardhë ka qenë Insigno për italianët, që e ka finalizuar me sukses goditjen.

Barazimi për gjermanët ka ardhur nga Kroos, pas të cilit ka qenë radha e Zaza, që me goditjen jashtë i ka dhuruar një mundësi të artë gjermanëve për të kaluar në avantazh. Por Mueller nuk e ka shfrytëzuar këtë rast, pasi topi i gjuajtur prej tij ka rënë në duart e Buffon.

Penalltinë e radhës për axurrët e ka kthyer në gol Barzagli, ndërkohë që nga kampi tjetër Ozil ka goditur shtyllën, duke bërë që t’u buzëqeshë fati italianëve. Por edhe këtyre nuk u ka ecur, Graziano Pelle ka goditur jashtë duke e kthyer situatën në balancimin e mëparshëm.

I njëjti fat i keq ka qenë edhe për Schëeinsteiger, që ka goditur jashtë kuadratit, ndërkohë që penalltia e dytë e Bonuçit në këtë ndeshje është pritur nga Neuer, duke bërë që seria e 11-metërshave të vazhdojë.

Penalltitë kanë vijuar me nga 4 për secilën skuadër, derisa në fund Manuel Neuer ka pritur goditjen e Matteo Darmian. Nga gjermanët, i besuari i Loeë, Jonas Hector ka cuar topin në rrjetë, por jo pa u dridhur mirë për shkak se Buffon ishte fare pranë pritjes.

Tashmë Gjermania i është bashkuar Portugalisë dhe Uellsit në gjysmëfinale, ndërkohë që skuadra tjetër do të vendoset nesër në ndeshjen Francë-Islandë.

Pin It