Mbetjet e pesticideve në fruta-perime, brenda normave, rezultatet konfirmohen nga analizat në Itali

download (1)

Mbetjet e pesticideve në fruta dhe perime janë brenda normave të lejuara. Përgjigja është konfirmuar nga analizat e kryera në laboratorët në Itali nga instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (IISUV).

Në një njoftim për shtyp, ministria e Bujqësisë bën të ditur se, metodikat e përdorura nga laboratori janë ato të standardizuara nga BE dhe që përdoren në të gjithë laboratorët e referencës të BE.

Prej nëntorit të vitit 2013 pranë ISUV, janë kryer vazhdimisht analizat e mbetjeve të pesticideve. Deri tani, rezultatet për praninë e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, kanë qenë negative, brenda normave (niveli maksimal i lejuar/ MRL).

Plani i monitorimit të produkteve me origjinë bimore përfshin 31 matrica të ndryshme me origjinë bimore, 4080 kampione të shpërndarë në 12 qarqe të Shqipërisë (340 kampione për çdo qark). Kampionët merren në treg dhe pika grumbullimi për produkte të prodhuara në vend dhe të importuara.

Pin It