Folklori lezhjan prezantohet në Poloni

Tradita dhe folklori lezhjan u prezantuan në aktivitetin e përvitshëm festiv të qytetit Nysa në Poloni. Këngët dhe vallet shqiptare iu bashkuan programit artistik midis përfaqësuesve nga Ukraina dhe Italia.

Delegacioni shqiptar në këtë aktivitet paraqiti një repertor vallesh e melodish tradicionale nën drejtimin e koreografit Gazmend Golemi. Grupi shpalosi karakteristikat e folklorit të qytetit të Lezhës përmes lirikës dhe epikës.

Gjatë kësaj vizite u arrit edhe marrëveshja për stërvitjen e ekipit të futbollit “Besëlidhja” në Nysa në muajin korrik.

Nysa dhe Lezha kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në disa fusha si edukimi profesional, bujqësia, turizmi, kultura, sporti, shërbimi shëndetësor dhe shërbimet sociale, sidomos për moshën e tretë. Në muajin shtator nje delegacion polak do të vizitojë Lezhën dhe gjatë kësaj vizite do të përcaktohen pikat e tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Pin It