POLONI: Kur një minierë kripe tërheq 1,5 milionë turistë

wieliczka-salt-mine-poland

Në vitin 2016, miniera e kripës në Wieliczka një prej zonave më tërheqëse në Poloni u vizitua nga 1,5 milionë turistë, një shifër rekord.

Kishat e gdhendura me kripë, skulpturat, liqenet e kripura nëntokësore dhe gjurmët e panumërta të shfrytëzimit të depove të kripës e bëjnë këtë minierë një vend tërheqës që nuk duhet humbur.

Vizitorët e minierës kanë mundësi të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë këtu blerjet në dyqane, shijimin e një dreke të këndshme, koncerte, madje dhe takimin me minatorë. 

Përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1978, miniera e kripës e Wieliczkas mbetet një prej ndërmarrjeve më të vjetra në Evropë, origjina e të cilës daton që në Mesjetë. Mendohet se historia e kripës së Wieliczkas e ka origjinën 6 000 vjet më parë, atëherë kur popujt prehistorikë që banonin në rajon ishin prodhues të kripës, ekstrakt i burimeve ujore të kripura.

Në atë kohë, kripa ishte e ngjashme me arin dhe Wieliczka ishte thesari i vërtetë i mbretërve të Polonisë. Kripa e Wieliczka kishte reputacion dhe vlerësohej shumë dhe gjatë shekujve, shumë personazhe të njohur kanë vizituar korridoret nëntokësore si Copernic, Shopen dhe Mendelejev.

Edhe sot është e mundur të takosh aty anëtarë të mbretërisë dhe yje të Hollywoodit. Me më shumë se 2 300 salla, 250 kilometra korridore dhe nëntë kate, miniera e kripës e Wieliczkas ngjan me një labirint mitik, i stolisur me gjurmët dhe shkrimet e vjetra disa shekullore.

Disa monumente natyrore, si gropat e kristalit, krijuar në depot e kripës të Miocenes, e bëjnë këtë vend tërheqës një eksperiencë absolutisht të paharrueshme. Vendosur rreth 64-135 metra nën tokë, bëhet fjalë për një prej zonave më të çmueshme dhe të bukura të minierës. Çdo vit, qindra ngjarje të veçanta organizohen fluturime me balonë dhe hedhje me litar, ashtuaquajtur bung.

Miniera zhvillon gjithashtu koncerte, konferenca, martesa dhe vallëzime. SPA-ja e minierës së Wieliczkas është një etapë që nuk duhet humbur, me ajrin e saj të freskët dhe të kripur që ndihmon persona të shumtë që vuajnë nga sëmundjet e sistemit respirator.

wieliczka-salt-mine-half-day-trip-from-krakow-in-krakow-130563

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

Pin It