Transporti urban, Vitin e ardhshëm me biletë elektronike

auto_autobuse-tirane1476122728

Transporti urban ne Tirane është nje nga me te kritikuarit për cilësinë e shërbimit. Krahas vonesave ne stacione dhe gjate udhëtimit, pasagjeret përballen dhe me arrogancën e faturinove qe shpesh refuzojnë te te japin biletën.

Por duke filluar nga 2017 ne linjat urbane ne kryeqytet punën e faturinos do ta kryeje bileta elektronike. Këtë projekt e beri publik kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Sipas tij vitin e ardhshëm ne transportin urban do te aplikohet bileta elektronike.

Veliaj sqaron se projekti i Bashkisë per përmirësimin e transportit urban është gati. Pushteti vendor është ne pritje te vendimit te qeverise per miratimin e biletës elektronike, nje nga  kërkesat e Bashkisë per te nisur ndryshimet ne transportin publik te kryeqytetit.

Bileta elektronike eshte nje metode qe aplikohet gjerësisht ne vendet europiane dhe jo vetëm. Kjo forme eliminon praninë e faturinos, abuzimet, por dhe nuk lejon udhëtimin e pasagjereve pa check-uar  me pare biletën elektronike ne pajisjen qe vendoset pranë vendit te shoferit.

Pin It