Këto 4 shenja tregojnë se po konsumoni kafe më shumë seç duhet

kafe-3

Kafja është një pije e nevojshme për ditën, por sugjerohet që të mos teprohet me të pasi mund të shkaktojë efekte anësore. Më poshtë do të lexoni disa nga shenjat që tregojnë se e keni tepruar me konsumin e kafes:

I kapsitni shpesh sytë

Kafeina është një nga tre shkaktarët kryesorë të kapsitjes së shpeshtë të syve. Një studim i kryer nga Universiteti York tregon se kafeina çon në prodhimin e serotoninës dhe noradrenalinës, neurotransmetues ngacmues që mund të rrisin riaktivitetin në muskuj dhe nerva.

Ndiheni pak të nervozuar

Kafja nuk është vetëm një stimulues i sistemit nervor, por kafeina bllokon edhe receptorët adenozine ndërkohë që rrit adrenalinën, dopaminën dhe glutamaten, një kombinim që mund të shkaktojë ankth, rritje të rrahjeve të zemrës, nervozizëm etj.

Shkoni shpesh në tualet

Kafja është diuretike, që do të thotë se shkakton urinim të shpeshtë, sidomos nëse nuk jeni konsumues të rregullt të kafes.

Mungesa e gjumit

Kafja mund t’ju lëjë pa gjumë, edhe nëse keni kaluar një ditë të lodhshme. Kafja mund të çrregullojë edhe ritmin kardiak, duke shkaktuar letargji gjatë ditës.

 

Pin It