Të mërkurë dhe të enjte në teatër me vetëm 150 lekë

 

14528452_1109179079174502_1466963891_n

Ata individë që nuk kanë mundësi të paguajnë 5 qind lekë një biletë për të parë një shfaqje në Teatrin Kombëtar do të kenë mundësi të shohin teatër gjatë javës me një çmim shumë më të lirë me 150 lekë bileta.

Për të parë një shfaqje në Teatrin Kombëtar gjatë fundjavës bileta kushton 500 lekë të reja, por drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli deklaron në rrjetin social twitter se e ka bërë këtë diferencim biletash duke shtuar edhe ditët e shfaqjeve.

Sipas Çulit në vitet e shkuara Teatri Kombëtar ka pasur shfaqje vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.

Ndërsa e mërkura dhe e enjtja kanë qenë pushim. Culi pohon se gjatë këtyre ditëve të javës do të ketë një biletë të ulur që të munden të vijnë në teatër pensionistët, studentët dhe ato shtresat të shoqërisë që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për argëtime.

Përfundimisht sipas vendimit të drejtorit të institucionit, për të parë një shfaqje në Teatrin Kombëtar gjatë fundjavës bileta kushton 500 lekë të reja, ndërsa të mërkurën dhe të enjte do të kushtojë vetëm 150 lekë të reja.

Pin It