Rekord blerjesh online para ndryshimit të taksave.SHB: Janar-Prill 132 mijë transaksione me vlerë 24.6 milionë lekë

blerje online

Në katër muajt e parë të vitit 2016 janë regjistruar 132 mijë blerje online me vlerë transaksionesh 24.6 milionë lekë. Shifra e publikuar nga Shoqata e Bankave flet për një rritje të shpejtë të këtij tregu por që pritet të frenohet për shkak të ndryshimit të taksimit. Blerjet e raportuara deri më tani kanë qenë në një masë të madhe të pataksuara për shkak se taksa aplikohej për vlera mbi 20 mijë lekë për blerje. Por situate pritet të ndryshojë dhe blerjet online të bien për shkak të uljes së pragut të taksimit për këto blerje nga 140 euro në 22 euro.
Blerjet online ishin bërë mjaft të preferuara nga individët, veçanërisht pasi kufiri i pataksueshëm i blerjeve ishte rritur në 20 mijë lekë në vitin 2014.  Vendimi për uljen e pragut në 22 euro u prit me kritika nga komuniteti i biznesit si dhe konsumatorët e shumtë që i janë drejtuar së fundmi këtij tregu. Sipas ekspertëve, kjo masë pritet thjesht të tkurrë hovin e blerjeve online, pa prodhuar të ardhura të ndjeshme shtesë në arkën e shtetit.

Pin It