15 ditë kohë për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z për maturantët

matura-provim1-600x356

Duke filluar nga kjo e martë të gjithë maturantët kanë kohë vetëm 15 ditë kohë për të plotësuar formularin A1/A1Z. Pra siç kuptohet aplikimet do të zgjasin deri më datë 30 mars. Të gjithë maturantët mund të plotësojnë formularin A1 nga shkolla ku studiojnë në Portalin Qeveritar e-albania dhe përfundon në portalin e Maturës Shtetërore online. Ndërsa formulari A1Z plotësohet nga maturantët para vitit 2016 por të cileë kan pasur provime pa marrë vitin e kaluar.

Më poshtë do të gjeni njoftimin e publikuar në portalin e-albania.

Aplikimi në Portalin Qeveritar e-albania do të kryhet në periudhën 15-30 mars 2016. Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2016 do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2016, sipas kalendarit të publikuar nga AKP. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2015-2016.

Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Formulari A1Z plotësohet online vetëm nga kandidati, i cili është individi që ka mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe ka detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore. Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ata duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve të Maturës.
  2. Kopje të noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë/Vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentit të lëshuar nga arkivi i shtetit dhe legalizuar nga titullari i DAR/ZA-së. Në bazë të dokumenteve të paraqitura, KMSH-ja përcakton notën mesatare të viteve të shkollimit, si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2, të cilat ia përcjell zyrtarisht shkollës ku kandidatët do të regjistrohen për në Maturën Shtetërore.
  3. Vërtetimin e notave të provimeve të Maturës Shtetërore lëshuar zyrtarisht nga DAR/ZA-ja. Ky vërtetim i bashkëngjitet formularit të aplikimit A1Z dhe ruhet në shkollë. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

matura-shteterore

Pin It