Testi i teorisë për shkollën bazë të policisë, Rama: kemi transformuar policinë

219364_m

Rreth 5020 kandidate për shkollën bazë të policisë kanë zhvilluar sot testin e teorisë në pallatin e kongreseve. Nga aplikimet e pranuara për tu bërë pjesë e testit për këtë shkollë, 4542 ishin meshkuj dhe 478 ishin kandidate femra. Në një ceremoni të organizuar enkas për këtë ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili në fjalën e tij tha se shteti gjatë këtyre tre viteve ka transformuar rrënjësisht policinë e shtetit. Këtë gjë sipas tij e tregon numri i lartë i konkurrentëve të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj shkolle. Ndërsa një tjetër gjë që kryeministri e përmendi si arritje ishte edhe pjesëmarrja e lartë e kandidateve femra.

 “Suksese gjithë vajzave dhe djemve që sot janë këtu për konkursin e parë, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të policisë. Ky ligj reformoi rrënjësisht sektorin e sigurisë dhe i siguroi çdo punonjësi policie bazën për garantimin e dinjitetit të trupës dhe uniformës. Ju merrni përsipër që të hidhni këtë hap të rëndësishëm në jetë për policinë e shtetit dhe vendin tonë. Ky hap i pari juaj, në përpjekje për të realizuar ambicien për t’u bërë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit. Përkon me një fazë ku falë lidershipit të ministrit të Brendshëm, falë përkushtimit të ekipit të Policisë së Shtetit, sot, policia renditet e para në listën e institucioneve për nga besueshmëria në anketat tona, në anketat e institucioneve ndërkombëtare. Padyshim, që është fat që ambicia e secilit prej jush përputhet me ambicien tonë, është fat për ne e për ju. Krahasuar me konkursin e parë, ku kishte 10 aplikantë për 1 vend vakant, këtë vit është rritur, janë 17 aplikantë. Ne duam të besojmë se kjo rritje e konsiderueshme e djemve dhe vajzave, lidhet me faktin se policia e Shtetit po bëhet një institucion që njerëzit e vlerësojnë dhe e duan. Dua t’u urojë sukses në mënyrë të veçantë vajzave që janë këtu në sallë. Në kuadrin e kësaj reforme, ky aspekt, aspekti i rritjes së numrit të vajzave që kontribuojnë në Policinë e Shtetit është aspekt kyç. Në konkursin e parë u bë e mundur përzgjedhja e 50 për qind të vajza ve, këtë vit do të pranohen minimailisht 30 për qind”, bëri të ditur kryeministri.

Rama theksoi edhe njëherë se u trashëgua policia më e pa arsimuar dhe sot punon me mjete moderne

“Dy vite e gjysmë më parë trashëguam një polici më të paarsimuar e kontinentin tonë, me moshën më të lartë dhe në rajon. Policinë më të keqtrajtuar nga pikëpamja financiare dhe policore. Ne do ta bëjmë Policinë e Shtetit shqiptar si çdo polici në rajon. Ju jeni të rinj, por jam i bindur që përderisa keni hedhur një hap, diçka e dini. Nuk është shumë e largët koha, kur policia e shtetit ishte uniforma e degradimit të shtetit tonë, e braktisur, e tradhtuar dhe e rrënuar nga politika, korrupsioni e varfëria. Varfëri në mjete, teknologji e financa. Një puno0njës policie, i pa trajtuar pa arsim, pa respekt. Sot nuk është se kemi bërë ndonjë çudi, por kemi një polic të shtetit të trajtuar me respekt dhe financiarisht mirë, në raport me të tërën dhe padyshim të trajtuar me vëmendjen maksimale, duke krijuar kushte për tu trajnuar dhe rritur financiarisht e fizikisht. Në 2013-ën, sipas Transparence Internacional, Policia shqiptare ishte një nga 3 institucionet më të korruptuara. Policia e Shtetit ka hyrë në rrugën e revolucionit”, pohoi Rama.

Ndërkohë edhe ministri Tahiri e cilësoi punën në policinë e shtetit jo si gjithë të tjerat. Ai tha se në këtë konkurs marrin pjesë 5000 kandidatët ndër të cilët do të përzgjidhen 300, ndërsa u shpreh se kjo është një detyrë me rëndësi për të shërbyer ndaj qytetarëve.

Në çdo 14 të rinj e të reja vetëm 1 do jetë fitues nga 500 aplikantë vetëm 300 fitojnë. Qytetarët sot fitojnë nga këto konkurse transparente. Çdo kriter ishte i mirë atëherë nga miku te partia dhe merita e fundit. Për të shërbyer në polici nuk mjafton të jesh vetëm i ri e i papunë. Ju sot keni hedhur hapat, e duke u bërë bashkë me njëri tjetrin e gjithë bashkë me të ndershmin e Shqipërisë. ”

Ministri theksoi edhe ndryshimin e punonjësve të policisë sot me ato të qeverisjes së kaluar duke filluar nga uniforma e pajisjet e tjera moderne që i janë vënë në dispozicion atyre.

Pin It