PSG kërkon të rrëmbejë yllin e Manchester United

de gea

PSG po shfaq një formë të jashtëzakonshme në kampionatin francez ku është shpallur edhe kajon 8 javë para përfundimit të sezonit.

Po ashtu ata janë në një formë të shkëlqyer edhe në Champions League, të kualifikuar ne cerekfinale.

Për të ruajtur këtë forma Blanc po mendon përforcime të reja.

Paris Saint-Germain kërkon shërbimet e David de Geas, por përballet me konkurrencën e Real Madridit rreth shërbimeve të portierit të Manchester United, sipas Daily Mirror.

De Gea ishte shumë afër kalimit te Real Madridi vitin e kaluar, por pas komplikimit rreth përfundimit të dokumenteve të nevojshme, dështoi kalimi te madridlenët.

PSG ka sjellë gjatë verës së kaluar Kevin Trapp nga Eintracht Frankfurt, por 25-vjeçari nuk ka arsyetuar besimin e trajnerit francez të Laurent Blanc.

Pin It