Simeone: Duhet të shënojmë edhe në Champions

simeone

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar para tri javëve në Eindhoven, PSV-ja për më shumë se 20 minuta luajti me dhjetë futbollistë dhe ia doli të nxjerrë barazim pa gola kundër futbollistëve të Diego Simeones, të cilët fundjavën e shkuar mposhtën Deportivon në kampionat me rezultatin 3:0.

“Ne po shënojmë shumë gola në kampionat dhe kjo nga pjesë të ndryshme të fushës, që do të thotë se po krijojmë shumë raste”, është shprehur trajneri i Atleticos, Simeone.

“Shpresoj që kështu të jetë edhe kundër PSV-së, pasi duam të prekim çerekfinalen”.

Atletico Madridi ka shënuar nëntë gola në tri ndeshjet e fundit për ta mbajtur hapin me Barcelonën në La Liga dhe do të synojë që këtë formë të shënimit të golave “ta mbajë” edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhovenit.

Pin It