Zgjedhjet 2017, hartë e re lektorale për mandatet

harta-elektorale

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 mund të ketë një ndarje të re të mandateve të deputetëve sipas qarqeve. Kjo do të thotë që do të kemi një hartë të re elektorale pas ndryshimeve të bëra në ndarjen administrative të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar pranë Ministrisë së Brendshme, kërkesën për t’u njohur me numrin e popullsisë për secilin qark, në mënyrë që të bëjë përllogaritjen për një rindarje të mandateve parlamentare.

Në raportin e zhdrejtë mes numrit tew popullsisë dhe numrit të mandateve në qarqe të ndryshme, kanë ndikuar lëvizjet demografike, por edhe ngadalësimi i shtimit natyral të popullsisë. Nga formula përcaktohet se duhet të ketë një deputet për 31. 820 shtetas.

Projekti për ndarjen e re të mandateve për zgjedhjet e 2017-s:

Qarku 

Berati 7 mandate

Dibra 6 mandate

Durrësi 14

Elbasani 14

Fieri 16

Gjirokastra 5

Korça 11

Kukësi 3

Lezhë 7

Shkodër 11

Tiranë 34

Vlorë 12

Pin It