11 vëllime të Konicës ribotohen si pjesë e ekspozitës “Identiteti kombëtar dhe diasporat”

konica

Biblioteka Kombëtare dhe Arkivi Qendror i Shtetit, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme do hapin ekspozitën “Identiteti kombëtar dhe diasporat”, në kuadër të Samitit të Diasporës .

Kjo ekspozitë skicon një retrospektivë të historisë dhe jetës së diasporave shqiptare duke theksuar të përbashkëtën e tyre të madhe: ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

E konceptuar në dy plane ekspozita paraqet dëshmi librore historike, botime etnologjike, religjioze, muzikore, letrare e kulturore; si edhe gazeta e revista të Kolonive. Këto njësi vijnë nga Fondi i BKSH-së dhe përzgjidhen e përgatiten për ekspozim nga grupi i punës i BKSH-së.

Falë bashkëpunimit mes dy ministrive, bëhet i mundur  realizimi i  amanetit të Konicës (premtuar publikisht edhe më 6 tetor nga dy ministrat gjatë ceremonisë së dorëzimit të Shtampës së BFK).

Paraqiten në një ekspozitor disa prej librave më të rëndësishëm përfshirë  dhe një antikuar i Leonik Tomeut, i vitit 1532 (tjetër pinjoll diaspore arbërore).

Janë rreth 11 vëllime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, të cilët kanë njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 17 -29 nëntor në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në ora 18:00.

Pin It