83 vite Juri Gagarin, njeriu i parë që përshkoi hapësirën

Yuri Gagarin u lind në fshatin Klushino pranë Gzhatsk më 9 mars 1934, i lindur nga Alexey Ivanovich Gagarin (babai) dhe Anna Timofeyevna Gagarin (nëna). Thuhet se Alexey ishte nje zdrukthtar, ndersa Anna nje lexuese e pangopur. Yuri ishte i treti nga të katërtit fëmijët, ndërsa prindërit e tij kan punuar në një ferm. Ashtu si miliona njerëz në Bashkimin Sovjetik, familja Gagarin ka vuajtur gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Në rininë e tij, Gagarin u interesua për hapësirën ​​dhe planetet. Pas studimeve për një vit në një shkollë profesionale teknike në Lubertsi, Gagarin u zgjodh për trajnim të mëtejshëm në një shkollë të mesme teknike në Saratov. Ndërkohë, ai u bashkua me “Klubit te Fluturimit”. Në vitin 1955, pas përfundimit të shkollimit të tij teknik, ai hyri në stërvitje ushtarake të fluturimit në Shkollën e pilotimit në “Orenburg”. Ndërkohë që u takua meValentina Goryacheva, me të cilën u martua në vitin 1957.

Në vitin 1960, pas procesit të kërkimit dhe përzgjedhjes, Yuri Gagarin u zgjodh mes 19 pilotëve të tjere për programin e hapësirës sovjetike. Gagarin u zgjodh më tej për trajnimin e një grupi elitë të njohur si “Soçi Gjashtë” nga të cilat kozmonautët e parë të programit Vostok do të zgjidhen. Gagarin dhe Kozmonautët të tjerë të mundshëm iu nënshtruan eksperimenteve të dizajnuara për të provuar durimin fizik dhe psikologjik, duke iu nënshtruar edhe trajnimeve për fluturimet e ardhshme. Nga njëzet të zgjedhurit, u zgjodhen Yuri Gagarin dhe German Titov për shkak të performancës së tyre në trajnim.

Më 12 prill 1961, në bordin e anijes kozmike “Vostok 3KA-3”, Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapsirë​​, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës. Ai gjatë daljes nga atmosfera ndiente ndryshime në peshën e tij, dhe i dukej vetja sikur i varur për shkak të shtypjes atmosferike.Ai tregoi që gjatë udhëtimit këndoi disa këngë patriotike rusisht.

Pas fluturimit, Gagarin u bë një njeri i famshëm në mbarë botën. Ai vizitoi Italin, Gjermanin, Kanadane, Brazilin, Japonin, dhe Finlandën si njeriu i parë në hapësirë. Ai vizitoi Mbretërin Bashkuar tre muaj pas misionit të parë të tij duke vizituar qytetet e Londrës dhe Manchesterit. Në vitin 1962 punoi si depudet i bashkimit sovjetik, dhe si kolonel i forcave ajrore.

Më 27 mars 1968, në një fluturim rutine teforcave ajrore Ruse, avioni morri flak dhe Gagarini vdes. Trupi i tij u dogj, edhe hiri i tij u dergu ne muret e Kremlinit në sheshin e kuq. Ai la pas gruan e tij Valentinen, dhe dy vajzat e veta Elenen dhe galinen.

Një ndër tiparet e veçanta të tij ishte, shtatlartsia e ulët, Gagarin ishte vetëm 1,57 cm, dhe buzëqeshja e jashtzakonshme e tij, që bëri bujë në gjithë botën.

 

Pin It