Pranvera erdhi, kujdes nga alergjitë

Pranvera sjellë gjallërinë, lulet, ngjyrat e shumë dobi për njeriun. Por krahas kësaj pranvera është edhe koha më e përshatshme për shkaktimin e alergjive dhe shpërndarjen e baktereve.

Shumica e njerëzve në këtë kohë fillojnë të teshtijnë, të kenë kruarje të hundës, ethe dhe skuqje të syve. Kjo shkaktohet nga shpërndarja e polenit dhe lirimi i histamines.

Zakonisht alergjitë pranverore fillojnë në fillim të shkurtit dhe zgjasin deri në verë. Nuk ka ndonjë shërim të njohur, por ju mund t’i parandaloni duke u kujdesur për vetën.

Gjatë kësaj stine kujdesuni më shumë për kondicionimin e ajrit dhe mos u ekspozoni shumë në natyrë.Qëndroni më shpesh në shtëpi dhe mbyllini dritaret. Mos harroni të merrni dhe ilaçet tuaja të paktën një javë para.

Pin It