Jepuni fëmijëve ushqime të forta që nga muaji i katërt, i mbroni nga alergjitë

Një studim i ri zbulon se fëmijët që hanë ushqime të forta që nga muaji i katërt i jetës, kanë më pak mundësi të preken nga alergjia.

Ushqimi i fëmijëve me ushqime që shkaktojnë alergji direkte si vezët apo kikirikët janë ndihmës të mirë që të shmangen alergjitë e fëmijërisë, apo më vonë gjatë jetës.

Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, varësisht se sa mund të hanë.

Ju mund t’ia nisni me drithëra, perime të verdha e portokalli dhe fruta. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe veza.

Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre. Pas disa ditësh ushqimi, shtojeni sasinë.

Pin It