Ëmbëlsirë në filxhan, e thjeshtë dhe e shijshme

 Përbërësit

5 gota qumësht

1/2 gota sheqer pluhur

3/4 gota miell

¼ gota niseshte

1 vanilje

2 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Qumështin, sheqerin, miellin dhe niseshtenë i hedhim në një tenxhere, në temperaturë mesatare dhe e vëmë në zjarr. Pasi masa fillon të vlojë e lëmë 1-2 minuta pastaj i shtojmë vajin dhe vaniljen.

Filxhanët e kafesë i lyejmë me pak vaj dhe masën  e përgatitur e hedhim nëpër filxhanë. Më pas i vendosim në frigorifer për rreth 2-3 orë.  Më pas e nxjerrim me kujdes masën nga filxhanët dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Pin It