Menu për iftar: Oriz me perime

Përbërësit:

2 gota oriz

1 filxhan vaj

1 lugë gjelle gjalpë

4 gota ujë

Për garniturën

3 karota

1 gotë  çaji bizele

3 lugë gjelle misër të konservuar

Përgatitja:

Në fillim pastrojmë orizin me ujë të vaket, shtojmë 1 lugë gjelle kripë dhe i lëmë mënjanë. Karotat i presim  hollë dhe i kavardisim për pak minuta bashkë me bizelet.Më pas marrim orizin e  kullojmë dhe e vendosim në tenxhere.

Pastaj i shtojmë  katër gota ujë, vajin dhe gjalpin. Në fund shtojmë karotën, bizelet, misrin dhe kripen dhe e lëmë në zjarr të ulët derisa të ketë avulluar i gjithë uji.

Ju bëftë mirë!

Pin It