Pse duhet të konsumoni hurma në iftar?

Në muajin e Ramazanit, hurmat janë ushqimi që përdoren pothuajse më së shumti. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale të shumta, kanë në perbërje hekur, kalium, fibra dhe sheqerna natyrale gjithashtu.

Ja pse duhet të konsumoni hurma në iftar:

-Janë të pasura me fibra dhe ju mbajtë të ngopur për një kohë të gjatë.

-Ju japin energji për pjesën tjetër të ditës sepse janë të pasura me sheqer natyral.

-Stimulojnë qelizat e trurit.

-Burim i shkëlqyer i hekurit (Pacientët anemikë  duhet të hanë sa më shumë hurma, meqë ato janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.)

-Parandalojnë kapsllëkun sepse janë të pasura me fibra.

-Ju japin ndjenjën e kënaqësisë dhe zëvëndësojnë shumë mirë ëmbëlsirat që mund t’ju japin kalori të tepërta dhe të panevojshme.

-Rregullojnë peshën e trupit ( Për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve ushqyese, hurmat krijojnë të njeriu ndjenjën ngopjes dhe ndihmojnë uljen e peshës.)

-Forcojnë zemrën

-Ulin kolesterolin (Hurmat kanë aftësinë për të ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq në trup. Prandaj është ushqim i veçantë për njerëzit me kolesterol të lartë, që shkakton shtresa yndyrore në arterie.)

Përveç këtyre, sipas një studimi të kryer në Universitetin Qassim, Arabi Saudite, u konstatua se hurmat e Arabisë përmirësojnë sistemin tretës, parandalojnë acarimet e frymëmarrjes, ulin kolesterolin e keq në gjak, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

 

 

Pin It