Estonia shteti i parë që ofron transport publik falas

Estonia ka njoftuar që do të ofrojë një transport publik falas, duke bërë çdo shtet tjetër  ta mendojë dhe një herë këtë çështje.

Në një intervistë me Pop Up City, Allan Alakula, i cili është Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Talin, shpjegoi pse ishte e rëndësishme për vendasit të përfshiheshin në vendime të tilla politike.

Ai tha: “Një vendim për një projekt afatgjatë nuk duhet të merret vetëm nga këshilli i zgjedhur i tanishëm, por duhet të bllokohet politikisht duke kërkuar mbështetje nga publiku.

“Megjithëse një referendum vendor nuk është ligjërisht i detyrueshëm, mandati i votimit popullor është më i fortë se vetëm  ai nga këshilli”.

Alakula shpjegoi se Parisi po konsideron gjithashtu futjen e transportit publik falas, kryesisht si një mënyrë për të reduktuar ndotjen në qendër të qytetit.

“Sapo një qytet i kësaj madhësie dhe shkalle të marrë hapin e parë, qytetet e tjera do ta ndjekin atë në mënyrë të

pashmangshme. Nuk ka dyshim për këtë,” tha ai.

 

Pin It